Ja si tregtohet mishi dhe peshku në tregun e Milotit

Kjo është gjendja skandaloze e tregut të gjësë së gjallë në Milot, treg në një  distancë jo më shumë se 45 km nga Tirana. Bagëtitë theren në kushtet të tilla; në ambient mes smogut dhe papastërtisë.Pas therrjes, mishi tregtohet në kioska të hapura dhe të improvizuar ndërsa peshku në enë të papërshtatshme dhe ekspozohet në rrugë.Inspektorët e AKU, edhe pse ne nivel kombëtar e kalojnë shifrën 500 vetë nuk veprojnë për të normalizuar këtë situatë dhe për të mos  lejuar tregje me kushte mesjetare.Pavarësisht bazës ligjore, kapitalit financiar dhe burimet njerëzore, AKU lejon tregtimin e mishit, peshkut dhe në shumë raste të bulmetit në kushte të tilla skandaloze pa marrë asnjë masë.AKU edhe në këtë rast nuk garanton sigurinë ushqimore e aq më pak shëndetin e konsumatorëve duke lejuar veprimtari të tilla informale.[caption id="attachment_694378" align="alignnone" width="640"]mish Ne foto: Tregtimi i mishit ne Milot[/caption][caption id="attachment_694379" align="alignnone" width="640"]pehsk Ne foto: Tregtimi i peshkut ne Milot[/caption][caption id="attachment_694380" align="alignnone" width="640"]mish2 Ne foto: Tregtimi i mishit ne Milot[/caption]/Oranews.tv/