INSTAT: Ekonomia në krizë, inflacioni bie në 0.2%, qytetarët blejnë më pak

Situata ekonomike shënon dhe një tjetër tregues negativ. Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni ka arritur në 0.2 % për muajin shkurt nga 2.3% që ishte një vit më parë. Sipas ekspertëve kjo tregon se konsumi është në një krizë të thellë. Qytetarët ankohen për çmimet, ndërkohë që shprehen se blejnë vetëm gjërat e domosdoshme të jetesës.Inflacioni në vend arrin nivelin më të ulët në 13  vitet e fundit ne 0.2 % nga 2.3% qe ishte një vit më parë.Të dhënat konfirmohen nga INSTAT. Pavarësisht të gjitha lehtësirave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë duket se efektet nuk kanë qenë pozitive.Disa nga shkaqet kryesore të rënies së inflacionit janë konsumi i dobët  në një kohë që çmimet vijojnë të kenë rritje të ngadaltë si pasojë e mungesës së balancës midis kërkesës dhe ofertës.Në mbajtjen e një niveli të ulët  të inflacionit sipas ekspertëve kanë  ndikuar edhe çmimet relativisht të ulëta në tregjet botërore, kryesisht  të naftës dhe mineraleve.Krahasuar me muajin shkurt 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shërbimi arsimor" pasuar nga grupi, "Pije alkoolike dhe duhan" , grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" etj.Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit "fruta" u rritën me 27,8 %, pasuar nga nëngrupi "zarzavate përfshirë patatet" me 9,6 %.Sipas tregtarëve kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së prodhimit  bujqësor në vend, një faktor ky që përsëritet gjatë dimrit.Tregtar: Ka ndryshuar këtë muaj, pasi filloi malli i vendit. Muajin e kaluar ka qenë malli i eksportit.Ndërkohë që qytetarët ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë blerjen e ushqimeve dhe detyrohen të marrin vetëm ushqimet jetike.Flasin qytetarët: Rroga që është këtu, me 200 ose 300 mijë lekë, çmimet janë shumë të larta.-Me ato pensione që marrim s’na dalin për të blerë ilaçe.Krahasuar me muajin Janar 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin "Ushqime dhe pije alkoolike" me 3.3 %.Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin "Veshje dhe këpucë" me 1.3 %./Ora News/