Tenton të kalojë në autostradë, përplaset për vdekje këmbësori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 12:29
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës.Ngjarja ka ndodhur ka ndodhur pranë fshatit Xhafzotaj, ku një këmbësor i cili ka tentuar të kalojë rrugën duke kapërcyer trafikndarësen, është përplasur nga një automjet tip Benz me targa AA 210JI.Përplasja ka rezultuar fatale për të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Menjëherë në vengjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, Orges Sina.Nga ana e bluve po punohet për identifikimin e viktimës të seksit mashkull.