Meta: Transparenca me qytetarët u mbyll shtegun tensioneve dhe spekulantëve

Kreu i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta, ka komentuar për herë të parë protestat për projektin e Bashkisë Tiranë të këndit të lojërave tek Liqeni Artificial.Në përgjigje të interesit të medias, Meta tha se çelësi për ti mbyllur çdo shteg spekulimeve dhe krijimit të tensioneve të panevojshme është transparenca me qytetarët dhe komunitetin.Zoti. Meta keni ndonjë qëndrim për protestat tek Parku i Liqenit.Kemi vënë re një mungesë reagimi apo heshtje nga ana e LSI, ndërkohë që këto protesta për të dytën herë radhazi kanë përfunduar në përplasje fizike.Meta: Do të ishte mirë që për këtë çështje të pyesnit përfaqësuesit e LSI në Këshillin Bashkiak. Por meqenëse ju po më bëni një pyetje unë them se duhet gjithnjë një raport i hapur, transparent në raport me qytetarët, komunitetin dhe me gjithë opinionin për çdo vendim që ka të bëjë me hapësirat publike të kryeqytetit dhe kudo sepse dihet që është krijuar një ndjeshmëri e madhe për shkak të dëmeve të mëdha që i janë shkaktuar mjedisit në të kaluarën. Por natyrisht kjo gjithmonë ndihmon për të lënë sa më pak hapësirë për të gjithë ata që duan të spekulojnë dhe që dëshirojnë të krijojnë tensione të panevojshme.I pyetur nëse ka munguar kjo transparencë nga ana e Bashkisë, Meta refuzoi të përgjigjej.