Basha: Ramën, edhe në parti e akuzojnë se qeverisë me kriminelë; vodhi 1.2 miliardë euro

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me tregtarë të Beratit, duke dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.Tregtar: “Jam i djathtë apo jam i majtë, unë jam shqiptar dhe e dua Beratin siç ka qënë. Mbase mund të bëhet dhe më i mirë”.Kreu i opozitës tha se lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe mbetet vendimtare për Shqipërinë. Si shembull dha vjedhjen e miliona euro që ia faturoi qeverisë.Basha: Lumi i parave është tharë nga kuçedra. Është ajo që mori 400 milionë dollarë nga doganat vitin e kaluar.Është ajo që mori 780 milionë euro nga tenderat vitin e kaluar. Këto janë shifra që nuk i kanë shpikur demokratët, por i ka deklaruar qeveria.Basha tha se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do ulen taksat për qytetarët dhe në qeveri nuk do ketë persona me të shkuar kriminale.Basha: Ka shumë rëndësi ligji për dekriminalizimin dhe zbatimi i tij. Prandaj bëmë betejë këto dy javë deri sa kaluam edhe aktin e zbatimit të premten e kaluar. Derisa e ulëm në gjunjë. Nuk erdhi në Parlament por shkoi në Elbasan.E ulëm në gjunjë që donte të mbronte krimin deri në momentin e fundit. Pse? Sepse me këtë akt tani, të gjithë këta persona janë të detyruar të plotësojnë një formular me anë të cilit do të bëhet kontrolli i identitetit të çdokujt, duke përfshirë shenjtat e gishtërinjve. Këta kanë nga dy tre emra.Kryetari i opozitës ftoi qytetarët t’i bashkangjiten rrugës së Partisë Demokratike si një alternativë e re për të qeverisur vendin./Ora News/