Anëtarësimet në PS, Rama me gratë: Jam karafil i Artës deri në Kongres
Anëtarësimet në forumin e gruas socialiste që përkuan në ditën ndërkombëtare të gruas, u shoqëruan me një fjalim plot ndalesa në kujtimet e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Edi Rama që nga dita e parë kur u anëtarësua vetë në PS, nën bekimin e Pandeli Majkos dhe deri më sot kur në pozicionin e Kreut të Partisë mendon se mund të jetë vetë një dhuratë e çmuar për Arta Daden si karafil të paktën deri në Kongresin e Partisë.Dita ndërkombëtare e gruas është përcjellë krejt ndryshe dhe plot batuta në Konventën e Gruas Socialiste, ku u shpërndanë edhe karta të reja anëtarësimi. Pjesë e kësaj frymë jo të zakoshme që shkaktoi humor herë pas here ishte kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh edhe Kryeministër i vendit Edi Rama. Ai e filloi fjalën duke shpjeguar se si nisi ky 8 mars, me tre buqeta me lule, një për nënën e tij, një për vjehrrën dhe një tjetër për bashkëshorten që e cilësoi si gjysmën e tij më të mirë.Edi Rama: "Sot në mëngjes e nisa ditën duke bërë tre tufa me lule: njërën për Anedën të cilës për fat të keq i ra të kishte një djalë që e mban lidhur çdo mëngjes me burra me të cilët ajo s’do donte kurrë të bënte.Së dyti një tufe me lule për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Sigurisht buqetën e tretë për gjysmën time më të mirë që sa më shumë kalon koha më duket sikur aq më e mirë bëhet”.Më tej, kryesocialisti Rama tha se arsyeja për të festuar në këtë ditë së bashku me gratë është fakti se PS po hedh çdo hap për të shkuar drejt barazisë gjinore.Ai e konsideroi historik faktin që 8 anëtare të kabinetit qeveritar janë përfaqësuese me rezultate të spikatura dhe profesioniste.Edi Rama: “Ne sot jemi në kushtet kur falë një procesi të jashtëzakonshëm riorganizimi kemi afër 30 mijë anëtare dhe anëtarë të rinj të Partisë Socialiste dhe me këtë afro 30 mijë kemi një numër të jashtëzakonshëm grash dhe vajzash. Ndërkohë që kemi sot në qeverinë e vendit tetë gra ministre. Është një shifër historike për Shqipërinë”.Gjatë shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësimit, Rama qendroi përkrah deputetes socialiste Arta Dade, një prej firmëtareve që është rreshtuar perkrahë Blushit në kërkesën që të mbahet garë edhe për Kryetarin e Partisë në zgjedhjet brenda PS.Arta Dade: “Ato tre buqetat me lule të Kryeministrit të mëngjesit shpresoj që t’i kenë bërë dhe të tjerët por në fakt ndonjë karafil të na e kishe hedhur dhe këtej ne, mirë do bëje”.Edi Rama: "Deri në kongres për karafil më ke mua”.Kryeministri e shoqëroi plot batuta procesin e anëtarësimeve të reja në forumin e gruas.Vajza: "Më falni kam emocione". Edi Rama: "Artën e kemi kryetare të Komisionit Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë. E kemi pasur Ministre të Jashtme , Ministre Kulture. Do e kemi Ministre të Punëve të Brendshme në të ardhmen por për momentin e kemi kryetare të Komisionit Parlamentar".Arta Dade: "Të mbrojtjes e kemi. Dua ta përshëndes sepse kjo ka qënë risia e kësaj qeverie dhe pse jo ka ardhur koha të ketë një ministre të brendshme, pse jo. Pavarësisht se nuk kam vërejtje për ministrin aktual."Anëtare e re: "Më falni për emocionet është hera e parë që dal".Edi Rama: "Mos u mërzit Une jam drithur me keq se ty kur kam parë Arta për herë të parë".Në fund Rama tha se PS është forca politike që pavarësisht papërsosmërisë së vet nuk ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë jo kriminelë por numrin më të madh të grave dhe vajzave. /Oranews.tv/