Veliaj për 8 Mars në qendrën ditore sociale në Kombinat

Në ditën e 8 marsit, bashkia e Tiranës organizoi një aktivitet me gratë në nevojë që frekuentojnë qendrën sociale të shërbimit ditor në Kombinat. Kryebashkiaku Veliaj ndërsa u shërbeu vetë drekën, premtoi se shumë shpejt bashkia do të shpërndajë paketa ushqimore për këtë kategori.Bashkia e Tiranës do të nisë shumë shpejt të shpërndajë paketa ushqimore për gratë dhe vajzat në nevojë. Kryerbashkiaku Erion Veliaj e bëri këtë premtim ndërsa përcolli urimin e tij për 8 marsin për gratë e qendrës sociale të shërbimit ditor në Kombinat.I shoqëruar nga nënkryetarët Andi Seferi dhe Abaz Hado dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, Veliaj u shërbeu drekën të gjitha nënave dhe gjysheve, në pamundësi ekonomike, të cilat frekuentojnë këtë qendër sociale ditore.Veliaj tha se modeli i kësaj qendre do të zbatohet edhe në të tjera.Erion Veliaj: Ne kemi 1007 gra që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe me asistencë nga bashkia. Shumë shpejt ne do të fillojmë edhe me paketën ushqimore për gratë dhe për vajzat në nevojë. Unë besoj se Bashkia e Tiranës ndoshta nuk i kënaq dot të gjithë, por të paktën ata që janë më nevojtarë, që janë në vështirësi më të mëdha ekonomike, që kanë probleme më të rënda sociale, Bashkia e Tiranës do t'u jetë krah.Kryetari i bashkisë vlerësi rolin e gruas në shoqëri dhe vendimmarrjeErion Veliaj: Nëse në punët tona, qofshin këto në bashki, qofshin në qeveri, në njësi apo në këtë qendër sociale, nuk përfshijmë gratë, gjithçka do të jetë si një makinë që ecën me gjysmë shpejtësie ose si një ekip që luan me gjysmën e skuadrës. Ndaj, dua të falënderoj të gjithë ata që nuk e morën ditën pushim me familjet e tyre, por erdhën e shërbyen këtu.Erion Velia dhe zyrtarët e tjerë të bashkisë uruan gratë për festën e tyre  dhe shprehën mirënjohje për gjithçka që  gratë bëjnë për të mirën e familjes së tyre dhe të shoqërisë./Oranews.tv/