Pazari karakteristik, Bashkia Korçë disiplinon aktivitetet, rebelohen tregtarët

Bashkia e Korçës ka përzgjedhur aktivitetet tregtare që do ushtrohen në pazarin karakteristik pas qershorit. Vendimi kushtëzon tregtarët aktualë, që ose të pranojnë të ushtrojnë një nga aktivitetet e lejuara nga Bashkia ose të lejohen, çka është kundërshtuar prej tyre. Bizneset e lejuara nga Bashkia janë atelie arti apo dyqanë instrumentesh muzikore, farmaci etj.Vendimi i disa ditëve më parë i Këshillit Bashkiak të Korçës për disiplinimin e aktiviteteve tregtare që do ushtrohen në pazarin karakteristik ka irrituar tregtarët.Pas listës me 26 lloje biznesesh të lejuara si farmaci, atelie arti, apo dyqan instrumentesh muzikore, tregtarëve u duhet të zhvendosen ose të zgjedhin një prej tyre, vendim që e quajnë arbitrar dhe të pakonsultuar me ta.Tregtari: Këtu janë vendosur disa kritere që ne nuk u përshtatemi këtyre kritereve. Ju bëjmë thirrje të gjithë tregtarëve që të ngrihemi dhe të protestojmë për këtë problem sepse ne mbajmë tërë familjet tona me këto dyqane. Unë nuk jam dakort sepse nuk i përshtatem dot atij lloj biznesi.Tregtari: Kostume, gjëra, konfeksione, ku ta çoj atë mall unë? 15 vjet dyqanin e kam timin, çbëhet kështu, unë me atë dyqan mbaj 6 fëmijë.Tregtari: Nëse një biznes ka një kontratë 5 vjeçare nuk mund t’ia hedhësh poshtë, sikur të jetë dhe një biznes i vetëm, jo këtu që bëhet fjalë për dhjetra biznese.Tregtarët i janë drejtuar me një peticion Bashkisë së Korçës, ku i kërkojnë të ndryshojë vendimin.Nga ana tjetër Bashkia u ka lënë afat tregtarëve të zhvendosen ose të përshtasin aktivitetin, deri në fund të qershorit.