Reforma në Drejtësi, PD-LSI kërkojnë dialog politik. Byroja jo në varësi të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 15:33
Ora News ka siguruar të plota, propozimet e PD dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për Reformën në Drejtësi, ku partia opozitare dhe ajo në qeverisje, pikëtakohen në çështje thelbësore të reformës.Ulja në një tryezë politike për të gjetur konsensusin është kërkesa e parë e përbashkët e demokratëve dhe e LSI-së.Dy partitë bien dakord edhe në mos ngritjen e një Gjykate të re të lartë, fjala është për Gjykatën Administrative.LSI sugjeron të ketë vetëm një Gjykatë të Lartë me tre kolegje, penal, civil dhe administrativ.Edhe demokratët, kërkojnë konsensus politike, për të shmangur ngirjen e këtij instutucioni pasi Gjykata e Lartë Administrative sipas tyre nuk është çështje standardi minimal për drejtësinë administrative, por është çështje e oportunitetit politik, e lidhur ngushtë me zhvillimin shoqëror dhe institucional të një vendi.Në të njëjtën linjë, PD dhe LSI janë dakordësuar edhe në heqjen e varësisë së Byrosë së Hetimit nga Policia e Shtetit, por nëse demokratët flasin për vërësinë e Byrosë vetëm nga organi i Prokurorisë, LSI sugjeron krijimin e një Agjencie Hetimi të drejtuar nga një bord shtetëror me përfaqësues të ministrive të fushës dhe Prokurroisë së Përgjithshme.Formula dhe emërimi në organet kushtetuese është shqetësimi i përbashkët që ndajnë PD dhe LSI.Për emërimet të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, PD vlerëson se Venecia e ka thënë qartë se Anëtarët duhet të zgjidhen nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, ndërsa për LSI, procesi i emërimeve duhet të bëhet nga Parlamenti, por pa u detajuar në numër votash.Sa i përket Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, LSI jep një formulë të saktë të reduktimit të numrit të anëtarëve të këtyre institucioneve nga 11 në 9, ku 5 zgjidhet nga sistemi dhe 4 nga paralemntit. Këta të fundit, propozohen dy nga mazhoranca dhe dy nga opozita, për ti dhënë fund debatit të shumicës së cilësuar.Ndërsa demokratët, nuk ndalen në një formulë konkrete, por thërrasin në vemendje rekomanimdet e Venecias, që sipas tyre, në procedurën e emërimit të ketë rol substancial edhe opozita parlamentare.Sipas demokratëve, duhet dakordësi politike edhe për të shmangur emërimi i anëtarëve të KPK dhe Kolegjit në GJL me votat e 3/5 së deputetëve.Por LSI dhe PD ndahen qartazi për rolin e minsitrit të Drejtësisë, për procedimet disiplinore të gjytarëve dhe prokurorisë dhe për të kryer inspektimin. Ndërsa LSI kërkon të forcohet roli i minsitrit të Drejtësisë, si autoriteti që vë në lëvizje Këshillit e Larta të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të iniciuar procedimt disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe që Inspektoriati i Kontrollit të varet nga ministri i Drejtësisë. PD është absolutisht kundër duke deklaruar se varësia tërësisht politike që i jepet Inspektoratit, bie ndesh me rekomandimet ndërkombëtare për depolitizimin e vetë pushtetit gjyqësor.“Krijimi i Inspektorit është një artificë, që fsheh dorën e zgjatur të Ekzekutivit brenda sistemit gjyqësor.Ngritja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë nuk do të arrijë të unifikojë në një inspektorat të vetëm të gjithë inspektoratet ekzistuese”, thonë demokratët.
Ja propozimet e PD dhe LSI për reformën në drejtësi
/Oranews.tv/