Kryeministri kanadez fansi i pandave binjake
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka qënë ndër vizitorët me kuriozë për të takuar dy pandat gjigande në kopshtin zoologjik të Torontos.Më në fund emrat e pandave gjigande binjake u zbuluan.Mashkulli quhet tashmë Jia Panpan që nënkupton shpresa kanadeze ndërsa motrës së tij, iu vu emri Jia Yueyue që nënkupton gëzim kanadez.Trudeau u kënaq për disa orë teksa qëndroi në kopshtin zoologjik, i shoqëruar nga mediat, për të parë nga afër pandat aq shumë të përfolura në mbarë Kanadanë. Bashkë me të ishte edhe kryeministrja i Ontarios, Kathleen Wynne.Këto vogëlushe janë pandat më të famshem në të gjithë botën që prej tetorit të vitit 2015, kur edhe erdhën në jetë.Tashmë dy binjakët janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë kaluar 100 ditë jetë.Nëna e tyre, Er Shun qëndron një kopësht zoologjik në Kinë.
