Rrëzohet pisha në qendër të qytetit, fatmirësisht nuk shkakton viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 11:31
Një pemë pishe rreth 15 metra e lartë është rrëzuar mbrëmjen e së hënës në qëndër të qytetit të Fierit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.Nga rrëzimi i pishës shumëvjeçare janë këputur disa kabllo të energjisë elektrike dhe është dëmtuar një automjet i parkuar pranë bulevardit kryesor.Viktor Goga: Do ti shohim këto raste, kemi disa pemë që janë me rrezikshmëri të lartë. Janë planifikuar për tu prerë dhe do të priten.Qytetarët kërkojnë prerjen e pemëve që mund t'u rrezikojnë jetën.Qytetari: Duhen prerë, duhen hequr se mund të vrasin njerëz, mund të ndodhin aksidente.Sektori i gjelbërimit në Bashkinë Fier është duke evidentuar pemët me rrezikshmëri dhe më pas do bëhet prerja e tyre.