Aplikimet për Shkollën Bazë të Policisë, ja datat e testimit me shkrim sipas qarqeve
Shpallen datat e testimit me shkrim të aplikantëve për Shkollën Bazë të Policisë, për “Patrullë e Përgjithshme”.Nga aplikimet të cilat nisën me 15 janar të këtij viti dhe përfunduan me 29 shkurt, Policia e Shtetit bën me dije se janë përzgjedhur 5020 kandidatë, nga këta 4542 meshkuj dhe 478 femra.Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Policisë së Shtetit “ Për rregullat e konkurimit për pranimin në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme”, faza e parë e konkurimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambjentet e sallës së koncerteve (pallati i Kongreseve) në datat:- 15.03.2016 për Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Kukës;- 16.03.2016 për Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan Berat dhe Fier;- 17.03.2016 për Drejtoritë Vendore të Policisë Lezhë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Dibër.Duke filluar nga data 09.03.2016, aplikantët duhet të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar me qëllim tërheqjen e numrit kodik që ju duhet për t’u pranuar në konkurimin me shkrim.Akademia e Sigurisë ka marrë masa për zhvillimin e fazave të konkurimit sipas rendit të mëposhtëm:
- Testimi me shkrim i cili do zhvillohet në datat e mësipërme.
- Testimi i aftësive fizike, që do zhvillohet pas daljes së rezultateve të testimit me shkrim
- Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit, që do të zhvillohet pas daljes së rezultateve të testimit të aftësive fizike
- Testimi psikologjik, i cili zhvillohet në përfundim të tre testimeve të para.
- Testimi me shkrim zë 70%;
- Testimi i aftësive fizike zë 20%;
- Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit zë 5%;
- Testimi psikologjik zë 5%.