Banorët e “Bardhajve” bllokojnë urën: Na ndërtoni rrugën, e ngushtë dhe me gropa
Banorët e “Bardhajve” kanë bllokuar urën në shenjë proteste që pushteti vendor të hedhë sytë në këtë zonë.Ata thonë se prej 25 vitesh investimet kanë qenë të pakta në raport me nevojat që ka ky komunitet, që nga ura e cila vijon të jetë e amortizuar deri tek ndërtimet pa leje që në shumë pjesë kanë ngushtuar rrugën.Sipas banorëve, bllokimi i kanaleve kulluese me mbeturina në mungesë të kazaneve dhe ndërmarrjes së pastrimit, ka bërë që zona shpesh të përmbytet.Banori: Jemi 5 mijë banorë, nuk kemi as autobus që vjen në qendër të Bardhaj me i dërgu fëmijët në shkolla, as nuk ka çerdhe të rregullta, as nuk është rruga e rregullt. Nuk kanë ku ndërrohen dy makina në Bardhaj.Banori: Rruga më keq se kaq nuk ka si të jetë. Është shumë e ngushtë, njëri krah është me gropa.Për faqe të zezë, hajdeni dhe shikojeni se çfarë rruge kemi. Ne nuk duam ti bëjmë kujt keq. Shkurt, duam rrugë.Familjet që jetojnë në “Bardhaj” paralajmërojnë se do të zhvillojnë çdo javë protesta në zonë, por edhe para Bashkisë Shkoder, deri në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat që ato kanë.