"ISIS po planifikon sulme 'spektakolare' në mbarë botën"

"Shteti Islamik po përgatit të godasë në mbarë botën", ka qënë ky alarmi i dhënë nga një zyrtar i policisë britanike, i cili ka bërë me dije se militantët e ISIS po planifikon që të kryejë goditje të tjera madhore pas sulmeve që tronditën Parisin, mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit të shkuar."Militantët e Shtetit Islamik po planifikojnë sulme spektakolare në mbarë botën", ka qënë kjo thirrja alarmante e Ndihmës Komisionerit në Policinë e Britanisë së Madhe, Mark Rovvley, i cili tha se ka prova të arsyeshme të cilat dëshmojnë se ISIS po përpiqet që të godasë sërish, pas sulmeve që tronditën Parisin gjatë mbrëmjes së 13 nëntorit të vitit të shkuar.Zyrtari britanik shpjegon se ekstremistët do të mundohet që të sulmojnë mënyrën e jetesës perëndimore, ashtu sikurse bënë në kryeqytetin francez. Ai shton se ambiciet e militantëve kanë kaluar nga sulmet me përmasa të vogla në objektiva madhorë.Rovvley gjatë deklaratës së tij u ndal edhe tek Britania e Madhe, teksa bëri me dije se mundësitë e sulmeve terroriste mbetet mjaft të larta. Zyrtari i Policisë komunikon se autoritetet vendase po qëndrojnë vigjilente ndaj çdo rreziku potencial që mund të kërcënojë seriozisht jetët dhe sigurinë e qytetarëve.Ai shprehu shqetësimin edhe në lidhje me numrin e arrestimeve të bëra mbi dyshime për terrorizëm, teksa njoftoi se gjatë vitit të shkuar shifrat kishin shënuar një rekord. Ai bëri me dije se kishte pasur 339 arrestime gjatë vitit 2015, që përbëjnë numrin më të lartë të regjistruar në shtetin ishullor./Ora News/