Nuk i bindet postobllokut dhe xhiron gomat pa patentë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi nuk i është bindur postobllokut të policisë për ndalim.Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Euglent  Qose, banues në fshatin Kasnicë të Patosit.Sipas bluve, Qose në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", i pa paisur me leje drejtimi, nuk i ka qëndruar punonjësve të policisë të cilët ishin të vendosur në post-bllok, por është larguar me shpejtësi me mjetin tip Benz me targa AA 700 MI, duke rrezikuar jetën  e punonjësve të policisë.Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetesi për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".