8 marsi, në 20 vite progres minimal i grave në punë
Në 20 vitet e fundit gratë kanë shënuar një progres minimal në botën e punës.Sipas një studimi global të bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, ndryshimi në normën e punësimit mes burrave dhe grave ka rënë me 0.6% nga viti 1995.Në vendet ku gratë kanë qasje më të lehtë, cilësia e punës së tyre "mbetet një çështje shqetësuese".Teksa publikoi raportin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kreu i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Guy Ryder, tha se të dhënat tregojnë sfidat e mëdha me të cilat gratë përballen për gjetjen e një vendi pune dhe mbajtjen e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për poste të mira.Sipas Agjensisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pengesat e grave vijojnë gjatë gjithë jetës së tyre në punë, teksa përmirësimet që prej vitit 1995 janë tejet të vogla.Raporti i hartuar nga të dhënat në 178 vende tregon se shkalla e pjesmarrjes së grave në fuqinë punëtore gjatë 2015 ishte 25.5 % më e ulët se ajo e burrave, një hendek vetëm 0.6% më i vogël se 20 vjet më parë.Në të gjithë botën 6.2% e grave janë të papuna, kurse papunësia tek burrat shënon 5.5%.Femrat vazhdojnë të punojnë me orë më të gjata në ditë se burrat dhe këta të fundit paguhen më shumë.Megjithatë, në 5 vitet e fundit ka një rritje me tre përqind të grave në role të larta në të gjitë botën.Rusia edhe një herë qëndron në krye të listës me përqindjen më të lartë të grave në role të biznesit të lartë, e ndjekur nga Filipinet dhe Lituania.Japonia, ku vetëm 7% e roleve të larta udhëheqëse mbahen nga gratë, ka mbetur në fund të listës.