Drogë në shishen plastike, arrestohet 42 vjeçari në doganën e Hanit të Hotit

Një sasi prej afro gjysmë kilogrami drogë u sekuestrua nga policia e Shkodrës. Në pranga përfundoi 42 vjeçari Gentian Kalemaj, banues në Tiranë.Lënda narkotike u sekuestrua në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, gjatë një kontrolli në vijën e dytë të kalimit.Droga u gjet në automjetin e shtetasit të arrestuar, teksa ishte vendosur në një shishe plastike.Droga në gjendje të thatë është e llojit kanabis sativa, ku pas peshimit rezultoi 347 gram.Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.[caption id="attachment_693962" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Shishja e droges e sekuestruar ne Shkoder Ne foto: Shishja e droges e sekuestruar ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_693960" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Shishja e droges e sekuestruar ne Shkoder Ne foto: Shishja e droges e sekuestruar ne Shkoder[/caption]/Ora News/