Të akuzuarit debat me Bruçaj:Fatkeqësi që myslimanët kanë kryetar një psikolog

Në gjyqin ndaj 9 personave të akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik ka dëshmuar sot kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. Ai u përball në gjyq me të pandehurit që thanë se ishte fatkeqësi që myslimanët kanë në krye një psikolog, ndërsa e konsideruan Bruçajn spiun të shtetit.Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, është përballur këtë të martë me 9 të pandehurit e akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për në Siri.I kërkuar nga  të akuzuarit,  Bruçaj është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ti dhënë sqarime  akuzave në lidhje me një shkresë që Komuniteti i kishte dërguar Prokurorisë për xhamitë të cilat nuk i kishte në mbikqyrje dhe nuk kishin Imamë të emëruar nga komunitetit.Por megjithëse ka sqaruar se ajo ishte vetëm thjesht një shkresë korrekte, kreu i komunitetit është akuzuar nga të pandehurit se ka qenë kjo shkresë që është bërë shkak që ndaj tyre të niste proçedimi, madje ai është cilësuar prej tyre si spiun i shtetit.Bruçaj: Nuk kam lidhje me çështjen e ngritur. I kam dërguar përgjigje Prokurorise për xhamitë jashtë juridiksionit tonë. Kam dhënë informacion pas kërkesës së bërë nga Prokuroria.Këto xhami nuk kanë imam të emëruar nga KMSH. Kemi ndjekur me shqetësim procesin.KMSH shpreson që procesi gjyqësor të përfundojë sa më shpejt.Fillimisht ka qenë i pandehuri Bujar Hysa ai që i është drejtuar Bruçajt më fjalën më ç’të drejtë ti përfaqëson myslimanët.Me tej po ky i pandehur është shprehur  se është fatkeqësi për myslimanët që përfaqësohen nga një psikolog.Të pandehurit i kanë kërkuar Bruçajt që të sqaronte terma  si terrorizëm, xhihad, ekstremist, apo radikal.Ai është pyetur nëse i ka Kurani këto terma dhe nëse libri i shenjtë i myslimanëve shpërndan fjalën e xhihadit.Gjykata nuk e lejoi Bruçajn që t'i përgjigjej pyetjeve të të pandehurve, me argumentin se pyetjet ishin jashtë objektit të gjykimit.Ndërkohë në seancë nuk është paraqitur ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça.Ky i fundit ka paraqitur para gjykatës një raport mjekësor pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.Pas mungesës së dytë të ish-kreut të KMSH-së në gjyq edhe pala mbrojtëse u tërhoq nga kërkesa  për dëshminë e Selim Muçës.Seanca e radhës do të zhvillohet të martën tjetër.[caption id="attachment_694083" align="alignnone" width="640"]bRUCAJ Bruçaj duke dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda[/caption]