Përmbytjet në Serbi, shpallet gjëndja e emergjencës për 11 komuna
Rreshjet e shiut në Serbi kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë pjesë të vendit, teksa gjëndja e emergjencës është shpallur në 11 rajone. Shumë lumenj kryesorë kanë dalë nga shtrati duke vërshuar mbi shtëpitë e banorëve. Situata më problematike është paraqitur në fshatin Konjevici, ku më shumë se 420 persona janë evakuar.Me një situatë problematike janë përballur edhe banorët e Lucanit teksa në këtë bashki janë përmbytur edhe 500 hektarë tokë bujqësore. Kryeministri serb, Alexandër Vuçiç ka vizituar disa prej zonave të përmbytura, teksa ka premtuar ndihmë nga qeveria për të kompensuar një pjesë të dëmeve. Kreu i ekzekutivit deklaroi se banorët do të merrnin një ndihmë të konsiderueshme, por paralajmëroi se kostot nuk mund të rimbursohen në masën 100%. Vucic nënvizoi se nuk kishte ardhur për të dhënë premtime false.Vetëm dy vite më parë, Serbia përjetoi përmbytjet më të mëdha që kishin prekur vendin prej 120 vitesh.Sipas raportit zyrtar, dëmet e shkaktuara arritën në 1.53 miliardë euro, ndërkohë që humbën jetën edhe dhjetëra qytetarë. Kryeministri Vuçiç u shpreh se situata nuk është si dy vite më parë, por theksoi se qeveria do të bëjë të pamundurën për të parandaluar cdo incident të mundshëm./Oranews.tv/