Ja formulari final i dekriminalizimit që duhet të plotësojnë zyrtarët dhe deputetët

Ky është formulari final i dekriminalizimit, të cilin duhet ta plotësojnë të gjithë të zgjedhurit apo të emëruarit në administratën publike.Formulari për modelin e të cilit u deshën orë të gjatë negociatash mes palëve nis me plotësimin e gjeneraliteteve aktuale që mban personi në fjalë, vazhdon me deklarimin e gjeneraliteteve të tjera nëse ka, pika e tretë është dëshmia penale ku pyetet nëse ndaj ti ka pasur ndonjë herë vendim gjyqësor të prerë shqiptar ose i huaj;  dënim me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet shqiptar dhe i huaj; hetim ose gjykim nga ndonjë autoritet shqiptar apo i huaj; është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese; ka pasur ndonjëherë masë shtrënguese të sigurisë personale; është lëshuar ndonjëherë urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij për ndonjë vepër penale; është dëbuar nga ndonjë shtet i huaj;  ka jetuar më shumë se një muaj në ndonjë shtet të huaj. 

Formulari final i vetëdeklarimit

Me 114 vota pro,  deputetët e parlamentit shqiptar miratuan sot aktet  nënligjore të ligjit të dekriminalizimit që opozita e quajti si fundin  e një beteje dy vjeçare.Orët e gjata të negociatave u finalizuan me tërheqjen e mazhorancës nga disa pika të rëndësishme.Në emër të grupit të PS, Gramoz Ruçi garantoi se shumica ka qene gjithnje e bindur për këtë proces të rëndësishëm ndërsa pasi mori trofeun e parë të konsensusit opozita braktisi punimet e kuvendit  duke vendosur si kusht kryesor për rikthimin,  largimin efektiv të deputetit socialist Armando Prenga.Ish-kryeministri i vendit shigjetoi faktin se kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në votimin e dekriminalizimit ndërsa shtoi se aksioni i opozitës përmban shumë opsione nga bojkoti deri tek dorëzimi i mandatit.