Gerd Hoxha: Të vihet në dispozicion të drejtësisë lista e gjyqtarëve të korruptuar
Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, mbështet veprimin e Ambasadës amerikane, e cila ka refuzuar vizat për disa gjyqtarë për të cilët ka informacione se janë të korruptuar. Ai sugjeron për këdo që ka informacion për gjyqtarë të korruptuar t’ia dërgojë organeve të drejtësisë, ndërsa jep vlerësim në një intervistë të posaçme për Ora News edhe për rekomandimet e Venecias, për të cilat thotë se reflektojne sugjerimet e Unionit.Pas Ministrit të Drejtësisë dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha është shprehur në mbështetje të Ambasadës amerikane, e cila u ka refuzuar dhe pezulluar vizat disa prej gjyqtarëve për të cilët ka të dhëna se janë të korruptuar.Përfaqësuesi i gjyqtarëve tha në një intervistë për Ora News se jo vetëm Ambasada, por edhe kushdo që ka informacion duhet t’ia vërë atë organeve të drejtësisë që të nisë procedurat.Gerd Hoxha: Kushdo që ka informacione të vlefshme në këtë drejtim duhet ti depozitojë në organet ligjzbatuese që është prokurori, Ministri i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, madje edhe ne si Union nëse na vihen në dispozicion të tilla të dhëna jemi të gatshëm të mbajmë qëndrimin tonë. Duhet patjetër që këto të dhëna ti nënshtrohen proçesit të verifikimit dhe nëse do të rezultojnë gjyqtarët problematikë, qofshin dhe prokurorët, patjetër ndaj tyre do të merren masa. Masat do të jenë në përputhje me shkeljen. Nëse ka vend për shkarkim do të shkarkohet, nëse ka vend për të vazhduar procedimin penal do të vazhdojë proçedimi penal.Ndërsa në lidhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, zoti.Hoxha tha se janë marrë parasysh të gjitha kërkesat e Unionit.Gerd Hoxha: Kërkesat ishin marrë parasysh, po të përmend vetëm një rast këtu: E drejtat e ankimit për gjyqtarët. Cilido ka të drejtë të ankohet pranë një gjykate kundër një vendimi, gjyqtarët në draftin e mëparshëm nuk e kishin. Tani sipas rekomandimeve të Venecias duhet ta kenë.Gjithashtu një çështje tjetër që ishte me shumë interes dhe ishte thelbësore për mbarëvajtjen e punëve në sistem dhe për tu dhënë drejtësi punonjësve të drejtësisë ishte zvogëlimi i kohës së Vetingut.Pak ditë më pare, Ambasadori amerikan deklaroi se ka nje listë gjyqtarësh të korruptuar të cilët Ambasada u ka refuzuar ose u ka bllokuar vizat.Vetëm pak orë më vonë, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se do të nisë procedurat për t’ia kërkuar Ambasadës që t’ia vërë në dispozicion këtë listë.