Aboneja e Studentëve

Me fillimin e vitit të ri akademik 2015-2016, shoqëritë e transportit qytetas kanë ndaluar tregtimin e aboneve të studentëve nëpër pikat e shitjes.Kjo situatë ka bërë që me mijëra studentë të detyrohen të paguajnë një abone të përgjithshme që kushton 1 600 lek, pothuajse 4-fish më shtrenjtë prej nisjes së këtij vitiNjë vëzhgim nëpër pikat e shitjes së aboneve, vërteton shqetësimin e studentëve dhe vështirësinë për tu pajisur me një abone.Shitësi: Motra tek Bashkia do të pyesësh, jo këtu. Këtu tek ne nuk shiten abonetë, shiten tek “Ushtari i Panjohur”.Shitësja:Ato që kanë qenë shit këtu, shiten tek Inxhinieria, tek Mjekësia. Atje i kanë kaluar, i hoqën këtu. Tek Studentët, brenda në godinë.Sipas shitësve ambulantë, abonenë e studentit mund ta përfitosh vetëm nësë jeton në konvikt.Studentja: Në konvikt na japin abone, por janë të kufizuara në numër. Ka raste që nuk kemi gjetur për shkak se janë shumë studentë dhe janë të pamjaftueshme 150 copë për të gjithë konviktet e Qytetit Studenti.Ndërsa të shumtë janë studentët të cilët shprehin pakënaqësinë dhe pamundësinë për të përballuar këtë situate, ku askush nuk u jep shpjegime.Studentja: Abonenë e studentit më shumë me mik mund ta gjejmë, është e rrallë të gjendet në Qytet Studenti. Më shumë këtu përdorin abone të përgjithshme sepse është vështirë ta gjesh dhe nëse shkon ta kërkosh nuk ta japin.Studentja: Jo nuk përdor abone studenti, duke qenë se është fillim maji nuk kam ku ta gjej, po më thatë ju ku ta gjej do të shkoj ta blej.E pyetur nga Ora News për këtë situatë, Bashkia e Tiranës pohon se kjo është një problematikë e trashëguar nga e kaluara.