Brenda prillit, Qeveria nisma e ndryshime ligjore për të përmirësuar klimën e biznesit
Përkeqësimi i pozicionit të Shqipërisë në raportin e Bankës Botërore “Doing Bussines” ka detyruar qeverinë që të ndërmarrë një sërë nismash përfshirë edhe ndryshime ligjore për të përmirësuar situatën. Ministrja, Milva Ekonomi, deklaroi se është mjaft e rendësishme që të lehtësohen disa praktika të të bërit biznes si ato për nisjen e një biznesi,në marrjen e një kredie apo në dhenien e lejeve të ndërtimit. Por vetë përfaqësuesit e biznesit ngritën një sërë shqetësimesh të tjera që kanë të bëjnë me nivelin e taksave dhe mungesën e konkurencës në rajon.Brenda muajit prill qeveria shqiptare do të realizojë një sërë ndryshimesh ligjore për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri.Kjo iniciativë ka ardhur pas përkeqësimit të ndjeshëm të disa treguesve në raportin “Doing Bussines”, ku Shqipëria humbi 35 vende.Në një bashkëbisdim më biznesin, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, deklaroi se klima e biznesit duhet të jetë më e shëndetshme.Milva Ekonomi: Kemi nevojë të konsultojmë gjërat që kemi bërë deri tani, por kemi nevojë edhe të lehtësojmë më tepër që ju të keni shansin të operoni më shpejt dhe më fort.Dhe për të përmirësuar klimën, Ministria e Zhvillimit Ekonomik njohu biznesin me disa prej nismave.Bashkim Sykja: Ulja e kostos së rëgjistrimit të kompanive, sidomos në zyrën e taksave në nivelin lokal. Pra kërkohet ndryshimi i ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit për të ulur afatin e lejeve të ndërtimit që nga 60 ditë ne duhet ta zbresim në 45 ditë. Ose dhe ulja e kostos së transferimit të pronësisë.Po vetë biznesi ngriti si shqetësim nivelin e lartë të taksave çka nuk i bën konkurues me rajonin si dhe bllokimin e lejeve të ndërtimit.Lorenc Gjoni: Rishikimi i proçedurave që has biznesi, saktësimi i detyrimeve të tyre, botimi i këtyre proçedurave online që të jetë sa më e lehtë, ta shikosh paraprakisht, të mbledhësh të gjitha dokumentat që mund të duhen, të bësh një vizitë diku po qe e nevojshme dhe ajo vizitë dhe të mbarosh punë besoj se do të ndihmonin biznesin që të merret me biznes dhe jo thjesht me dokumentacione.Avenir Kika: Sot nuk është problem 54 ditëshi apo 60 ditëshi, sot është problem se nuk jepen leje ndërtimi.Klima e të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2016 ka humbur 35 vende.Raporti i fundit i Bankës Botërore thekson se negativisht në klimën e të bërit biznes ka ndikuar sidomos mungesa e furnizimit me energji elektrike dhe vështirësitë në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe pagesa e më shumë taksave për kompanitë si pasojë e rritjes së nivelit të taksës mbi të ardhurat për kompanitë.Kjo bëri që Shqipëria të renditet në vendin e 97 nga vendi i 62-të që ishte një vit më parë.