Brenda 15 marsit pritet të zgjidhet problemi i pagesave

Naftëtarët e Ballshit presin zgjidhje të kërkesave të tyre brenda 15 marsit.Ata thonë se në një takim me përfaqësues të qeverisë, u është premtuar se shumë shpejt do të rivihet në punë uzina e përpunimit të thellë të naftës dhe do të marrin pagesat e prapambetura.Në takimin me këshilltarë të kryeministrit dhe ministrit të Energjetikës punonjësit kanë kërkuar rivënien në funksion të uzinës dhe marrjen e pagesave të prapambetura.Përfaqësuesit e sindikatës së naftëtarëve të Ballshit pohojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të futen në grevë urie me çadra të vendosura para kryeministrisë./Ora News