Pranohet aplikimi i Kosovës për tu bërë pjesë e UEFA-s

UEFA ka pranuar aplikimin e Kosovës për tu bërë anëtare me të drejta të plota e këtij insitucioni me të drejta të plota.Ky ka qënë vendimi komitetit ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit. Verditkti përfundimtar do të vijë më datë 3 Maj kur do të zhvillohet edhe kongresi i 40-të i UEFA-s.‘Kemi pranuar aplikimin e Kosovës për tu bërë pjesë e UEFA-s, por megjithëse është pranuar dokumentacioni, fjala e fundit i përket anëtarëve të kongresit. Pra do të jenë federatat e anëtarëve të këtij instititucioni ato që do të vendosin. “- këtu ishin fjalët e zëdhënësit të UEFA-s Pedro Pinto.Një lajm mjaft i rëndësishëm për futbollin kosovar, nëse pranohet Kosova do të jetë anëtarja numër 55 e kësaj organizate.UEFA po ashtu ka përcaktuar pasuesin e Xhani Infantinos në rolin e sekretarit të përgjithshëm të këtij insitucioni. Në këtë post është emëruar Teodori Teodoridis.Vendimi ka ardhur pas mbedhjes së komitetit ekzekutiv që u zhvillua në Nion të Zvicrës. Greku është pjesë e qeverisë europiane të futbollit që nga viti 2008, dhe aktualisht mbante rolin e zv.sekretarit të përgjithshëm.Kujtojmë që Gianni Infantino më 26 shkurt u caktua si president i ri i FIFA, pas një votimi ku morrën pjesë 209 federata botërore.UEFA ndërkohë ka konfirmuar se nuk do të ketë zgjedhje për president derisa kauza e Platinisë të marr verdiktin përfundimtar. Ish kreu i këtij insitucioni është pezulluar 6 vjet, si pasojë e një pagese të paligjshme të përfituar me urdhër të ish presidentit të FIFA-s Sepp Blatter.Në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit u vendos gjithashtu që në finalen e ligës së kampionëve e cila do të mbahet më 28 Maj në stadiumin “San Siro” të Milanos të aplikohet “goal line technology”.