Totozani: Ndëshkim kush falsifikon dokumentet për azil
Nga Shkodra, Avokati i Popullit kërkoi hetim dhe ndëshkim për këdo që përdor gjakmarrjen për të kërkuar azil në vendet e BE. Igli Totozani njoftoi mundësinë e realizimit të një censusi për të patur një numër të saktë të personave të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes.Avokati i Popullit prezantoi një Raport të Posaçëm për Gjakmarrjen në Shkodër, një nga zonat më të prekura nga ky fenomen. Totozani kërkoi të hetohen e ndëshkohen personat që falsifikojnë dokumentet me gjakmarrjen për të kërkuar azil në BE, ndërsa i bëri thirrje presidentit të thërrasë Këshillin Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes.Avokati i Popullit tha se po shihet mundësia e realizimit të një censusi, pasi nuk ka një numër të saktë për familjet e prekura nga gjakmarrja, sa janë të ngujuara, sa kanë kryer vetëgjyqësi./Ora News/