Statuti i PS dhe mandati i Ramës, Dade: Interpretim nga Komisioni para Kongresit
Dy deputetet socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi do të marrin interpretim me shkrim nga Komisioni i Garancive Statutore para mbajtjes së Kongresit, lidhur me shqetësimin e ngritur për shkeljet e statutit për zgjedhjen e kryetarit të PS.Premtimin e dhënë nga Komisioni e bëri publik për mediat zonja.Dade pas seancës dëgjimore në selinë e PS.Dade: U shpreh interesi nga anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore lidhur me shqetësimet tona, ne dhamë përgjigjet adekuate dhe morëm premtimin që brenda një periudhe të shkurtër do të marrim përgjigjen përkatëse me shkrim për shqetësimet që kemi paraqitur.Para Kongresit?Dade:Sigurisht që do të jetë para Kongresit.Lidhur me debatin nëse ky Komision ka apo jo kompetencën për shqyrtimin e kësaj kërkese, ish-kreu i tij u shpreh: “Konstiston në dy plane, janë shkelje të aspektit parimor të statutit dhe shkelje të karakterit lidhur me vlefshmërinë e mandateve të institucioneve. Paraqitëm dhe referencat statutore, në pikëpamjen tonë ato janë shkelje të rënda të statutit dhe në këtë kuptim i kërkuam Komisionit të Garancive Statutore interpretimin standart të statutit të partisë”.Ka mandatin apo jo ky Komision për të marrë në shqyrtim kërkesat tuaja?“Ky është një fakt që Komisioni i Garancive Statutore duhet ta kapërcejë o në mënyrë statutore, është në të drejtën vetë.Ashtu sikurse ka detyrimin dhe të drejtën që dhe këtë pretendim mund ta shkruajë në zbardhjen e mendimit, që nuk kemi mandatin e vlefshëm për të bërë këtë interpretim, megjithatë unë mendoj që Komisioni i Garancive duhet ta kapërcejë edhe këtë ngërç. Ata janë në detyrë e sipër deri ditën e Kongresit për të ushtruar kompetencat sipas statutit”.