Trafik droge në Farkë, arrestohet polici i Burgjeve dhe bashkëpunëtori
Policia e Tiranës ka arrestuar një punonjës të policisë së burgjeve me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. 29-vjeçari, Elton Lala u arrestua në kushtet e flagrancës sëbashku me shtetasin Shkelzen Duçka 28 vjeç në saj të operacionit të koduar "Flash".Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është vënë në ndjekje të tyre dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Mercedes-Benz ", me targa TR 5686 I me të cilin udhëtonin u sekuestruan 8.6 kg kanabis. Në momentin e ndalimit dy personat ndodheshin jashtë automjetit, ndërsa njëri prej tyre po largohej në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë-Durrës. Identifikimi i policit të burgjeve u bë nga mjeti i tij i identifikimit.Arrestohet për trafik të narkotikëve një efektiv i Policisë së Burgjeve. Në pranga ka rënë Elton Lala, 29 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës i Policisë Burgjeve dhe bashkëpunëtori i tij Shkelzen Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve të këtyre shtetasve të cilet u kapën në flagrancë në dalje të Tiranës, në afërsi të një qendre tregtare.Sipas policisë, aktivitetin e paligjshëm në drejtim të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, këta dy shtetas e ushtronin kryesisht në dalje të kryeqytetit në zonën e Farkës.Kur janë konstatuar nga Policia, shtetasit ishin jashtë automjetit të tyre dhe ndërkohë njëri prej tyre largohet në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë-Elbasan, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri bllokimin dhe ndalimin e tij.Ky shtetas u identifikua si punonjës policie dhe nga kontrolli i dokumentit të identifikimit rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Burgjeve.Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dy qese të zeza të ngjitura me izolant me lëndë bimore të dyshuar kanabis.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :• 8.6 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis. • Pistoletë e shërbimit tip TT, model 56 • Dy krehër me 14 fishekë • Një automjet i tipit "Mercedes-Benz ", me targa "TR 5686 I" •4 telefona celular.Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirane për veprën penale të “Prodhim dhe Shitje te narkotikeve”.[caption id="attachment_691678" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_691679" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arma dhe sendet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_691680" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur polici i burgjeve prangoset[/caption][caption id="attachment_691677" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shoqerimi i policit te burgjeve ne drejtorine e policise[/caption]