Meta: Ultimatumet të panevojshme, po la Doktori mandatin do bëj ndonjë “hata”

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka apeluar opozitën të heqë dorë nga ultimatumet e panevojshme dhe të mos minojë besimin e krijuar.Duke folur pas miratimit të akteve nënligjore për dekriminalizimin Meta tha  shprehu besimin për vazhdimin e këtij konsensusi edhe për reformën në drejtësi. Meta: Ne do vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar gjithnjë raporte konstruktive larg ultimatumeve të panevojshme, larg përpjekjeve për të minuar besimin dhe besojmë që edhe opozita është në frymën e Venecias, është për reformën në drejtësi dhe të gjitha kërkesat dhe pretendimet e saj për çështje të caktuara do të shqyrtohen në bazë të rregullores së Kuvendit kështu që unë besoj që ekzistojnë të gjitha premisat dhe mundësitë të punojmë sëbashku për reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat  e tjera që i interesojnë vendit.Reforma në drejtësi, Meta optimist: Do ecim me frymën e Venecias114 votat sot në Parlament, Meta i cilësoi si një ogur i mirë për të  finalizuar  me të njëjtën frymë reformën në drejtësi.Meta: Të hyjë në fuqi me efekt të plotë, pra kemi arritur që ligjin konsensual në mënyrë po konsensuale ta mbështesim me këto akte mjaft të rëndësishme të Kuvendit duke treguar vullnetin politik për të ngritur standartet e përfaqësimit publik të qytetarëve shqiptarë jo vetëm në Kuvend por të gjitha institucionet dhe mendoj që është një ogur i mirë për të punuar në këtë mënyrë, me durim, me përpjekje për të mos thelluar mosbesimin, por për të ndërtuar ura mirëkuptimi sidomos sa i takon momentit final në të cilin ndodhemi për të finalizuar reformën në drejtësi. Por besoj se në rastin e reformës në drejtësi edhe pse është një refromë shumë komplekse besoj se e kemi më të thjeshtë për momentin.Këtu kam në konsideratë faktin e angazhimit të plotë të Komisionit të Venecias dhe opinionit përfundimtar që ka ardhur për të gjitha çështjet që të gjithë palët e intersuar i janë adresuar, kemi misionin e Eraliusit, misionin e OBDAT. Të gjithë palët kanë shprehur vullnetin për të respektuar standartet që do të afirmojë Komisionin i Vencias dhe besoj se në këtë mënyrë do arrijmë të përmbushim dhe këtë detyrim shumë të rëndësishëm në radhë të parë ndaj qytetarëve tanë, por dhe ndaj BE dhe partnerëve tanë në mënyrë që edhe ky proçes që përmbyllëm sot të ketë jo vetëm mundësinë të realizohet në një klimë shumë besuese ndaj drejtësisë, por të shoqërohet dhe me shumë reforma të tjera që do të forcojnë standartet e shtetit ligjor në vendin tonë dhe do rrisin besimin e qytetarëve tek ligji dhe drejtësia.Meta: Po la Doktori mandatin do bëj ndonjë “hata”I pyetur mbi paralajmërimet e ish-Kryeministrit Berisha për lënie të mandatit nëse Kuvendi nuk pastrohet nga kriminelët, ai u shpreh:Një parlament pa Berishën, pasi tha se mund të lërë mandatin nëse vazhdohet në këtë linjë dhe kriminelët qëndrojnë aty.Meta: Këtë punën e dekusarizimit nuk e trajtoj dot sot por e vështirë ta mendoj parlamentin pa zotin.Berisha sepse ai jo vetëm mban gjallë opozitën, por na mban të gjithëve të bashkuar. Ndoshta mund të ketë ndonjë shërbim jashtë vendit apo diçka e tillë dhe e keni keqkuptuar. Doktori është ndarë me kohë nga bojkoti, jam i bindur se do vazhdojë të japë kontributet e tij dhe me eksperiencën e tij ti ndihmojë dhe përfaqësuesit më të rinj të PD.Do negocionit personalisht ta riktheni?Meta: Mos më detyroni të them tani që po la Doktori mandatin mkund të bëj dhe unë ndonjë hata, ju lutem.