Grida Duma takime me biznesin e vogël për taksat: Po falimentojmë
Partia Demokratike ka vijuar takimet me biznesin e vogël në Tiranë. Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ka biseduar me tregtarët e njësisë numër 9, duke i garantuar për mbështetjen e selisë blu.Tregtarët e vegjël në njësinë nr. 9 në kryeqytet kanë ngritur shqetësimin për taksat e Bashkisë.Gjatë bashkëbisedimit me Sekretaren e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ata thonë se janë në kushtet e mbijetesës dhe për këtë arsye apelojnë për rishikim të tyre."Jemi shumë keq. Po shikojmë taksat e reja që na kanë ardhur nga Bashkia. Janë të pamenaxhueshme. Nuk ka punë fare", u shpreh një tregtare."Taksa nga 15 mijë do e bëjnë 150 mijë. Nga 1500 do e bëjnë 15 mijë. Eshtë 10 fishim. Nuk ia dalim dot. Do falimentojmë. Puna dihet që ka rënë dhe këtë thonë të gjithë" tha një tjetër.Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma iu siguroi mbështetjen e PD-së.Duma: "Do e keni 100 % mbështetjen tonë. Më shumë se ndonjëherë. Të siguroj për këtë".Prej disa kohësh tregtarët e vegjël në Tiranë kundërshtojnë rritjen e taksave edhe nëpërmjet protestave.