Opozita protestë me 26 mars, në një mujorin e zgjedhjes së Presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2016, 19:24
Protesta e radhës e opozitës është caktuar që të mbahet më 26 mars në Prishtinë.
Kryetarët e tri partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma në një konferencë për media të mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” kanë treguar që përveç kërkesave të tyre, largimin e Qeverisë, dhe anulimin e menjëhershme të dy marrëveshjeve atë të Asociacionit të Komunave Serbe, dhe demarkacionin me Malin e Zi, kërkesa e re e opozitës së bashkuar, është që pushteti më të mos merr asnjë vendim.I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se do të vazhdojnë me protesta, pasi që siç tha ngjarjet e fundit në Kosovës veçse po e shtojnë peshën dhe materialin, siç quajti ai regjim autoritar domosdoshmërish duhet të largohet në mënyrë që Republika e Kosovës të jetësohet, dhe ajo të jetë në interes të qytetarëve dhe jo në interes të Isa Musatafës, Hashim Thaçit e Vuçiçit të Serbisë.Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe e quajti të padrejtë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në këtë konferencë të përbashkët të opozitës tha se themelimi i komunës së Prilluzhës është sulm direkt që po i bëhet qymyrit të Kosovës, ashtu si sulmi i mëhershëm i bërë ndaj Trepçës.Ftesë qytetarëve që t’ bashkohen protestës së opozitës më 26 mars, ka bërë edhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj, sipas të cilit qeverinë nuk do ta zë viti pasi që siq tha ai “kjo qeveri e ka shkelur Kushtetutën”.Opozitarët në konferencë nuk i kanë bërë të ditura mënyrën e protestimit. /KosovaPress/
Protestat e radhës me 26 Mars. Të gjithë në Shesh!Posted by Ramush Haradinaj on 2016-03-04