Blushi, Ramës: Shpjegoi këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh?

Nuk ka qenë I zakonshëm takimi i socialistëve në Elbasan pasditen e sotme për anëtarësimet e reja. Veç kryeministrit Edi Rama në sallë ka qenë dhe deputeti Ben Blushi.  Në një moment fjalën këtij të fundit ia ka dhënë Taulant Balla.Një grup njerëzish në sallë kanë nisur të fishkëllejnë dhe kanë ngritur zërin që Blushi të mos fliste duke i kërkuar të largohet.“Njerëzit që fishkëllenin për Berishën ishin sot në sallë. Partia nuk është pronë e një njeriu të vetëm” mësohet të ketë thënë Blushi.Ndërkohë në një prononcim për gazetarët ai dha këtë shpjegim: Salla kishte tension, por unë nuk jam arsyeja. E kuptoj që njerëzit janë të varfër, ka një acarim të përgjithshëm. Nëse do të ishte salla më e qetë do i shpjegoja më shumë se çfarë kërkoja. U drejtova duke u thënë se bëjnë shumë mirë që vijnë në PS. Iu drejtova personalisht Edi Ramës brenda në sallë duke i thënë shpjegoi këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh”https://youtu.be/KoaZRQo5-Lkhttps://www.youtube.com/watch?v=Q3AAxuMCVFk[caption id="attachment_691729" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Blushi gjate fjalimit ne Elbasan dhe turma qe e fishkellen Ne foto: Blushi gjate fjalimit ne Elbasan dhe salla qe e fishkellen[/caption][caption id="attachment_691650" align="alignnone" width="640"]ben blushi ne elbasan Ne foto: Blushi i ulur gjate fjalimit te Rames ne Elbasan[/caption]/Oranews.tv/