Ligji antiduhan, dhjetëra subjekte nuk e zbatojnë, Deda: Do marrim masa

Pavarësisht kontrolleve nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, shumë subjekte vijojnë të abuzojnë me ligjin antiduhan. Një vëzhgim i Ora News tregon sesi lokale të shumta në kryeqytet lejojnë pirjen e duhanit në ambjentet e brendshme. Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, pranon se ka abuzime ndërsa nënvizon se gjobat janë shtuar dhe abuzuesit janë paralajmëruar edhe me mbyllje të aktivitetit.Ligji antiduhan që parashikonte për herë të parë ndëshkimin me gjobë edhe për duhanpirësin në ambiente të mbyllura, duket se nuk po funksionon siç duhet.Ndonëse kaluan 19 muaj që nga hyrja në fuqi, me dhjetra subjekte nuk po e zbatojnë.Ora News ka kryer një vëzhgim me kamera amatore në disa prej lokaleve, ku duket qartë se duhani konsumohet normalisht.Shkelja e ligjit pranohet edhe nga kryeinspektori i Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, i cili në një intervistë për Ora News pohon se ka mjaft subjekte që po  abuzojnë.Deda  paralajmëron se abuzuesit do të ndëshkohen rëndë deri në mbylljen e aktivitetit.Deda: Jemi koshient që ka subjekte të cilat e shkelin këtë, jemi koshient për një ngërç të cilin ka ngelur tashmë dhe ne kemi kërkuar dhe jemi në tratativa me Ministrinë e Drejtësisë për të ndryshuar dhe forcuar ligjin tashmë, për të bërë disa amendime në ligj. Kryesisht për ato subjekte të cilat kanë marrë për një periudhë të shkurtër mbi dy-tre gjoba, të kemi mundësinë që ne si Inspektoriat Shtetëror i Shëndetësor të bllokojmë subjektin e tyre nga 10 ditë në 60 ditë. Ka subjekte që kanë marrë mbi dy-tre gjoba, disa subjekte e kanë paguar gjobën e parë dhe janë në fazën ku janë procedurat që ne i lejojmë ku gjoba do të kthehet në një titull ekzekutiv në gjykatë dhe pastaj janë organet përmbaruese ato të cilat bëjnë vjeljen e kësaj gjobe.Nga ana tjetër, Deda paralajmëron me masa ndëshkuese edhe inspektorët që nuk kryejnë punën e tyre dhe kapen në shkelje të ligjit.Deda: Në të njëjtën mënyrë që godasim shkelësit e ligjit për konsumimin e duhanit në këto ambjente, me të njëtën mënyrë, ndoshta edhe më të rreptë do të tregohemi ndaj inspektorëve të cilët bëjnë tolerime të tilla dhe bëhen pjesë e skemës korruptive për të dështuar kjo.4 nga 10 shqiptarë janë konsumues të duhanit, sipas Institutit të Shëndetit Publik, çka përbën një shqetësim madhor publik.Vetëm gjatë viti 2016,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 149 masa administrative ndaj subjekteve që nuk respektojnë ligjin antiduhan.