Nuk ka vetëm debat! Ka edhe momente të tilla nga seanca
Ishte paralajmëruar se do të kishte debate të forta në Kuvend, por përpos deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, nuk pati zhvillime të tjera domethënëse.Negociatat për ligjin e dekriminalizimit, bënë që seanca të mbyllej shpejt për të vijuar më vonë ose për ta shtyrë atë.Në fakt, sot vjen në Tiranë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini, e cila me sa duket ka dhënë ndikimin e saj tek palët. Megjithatë, në seancën e Kuvendit pati edhe momente që mund të cilësohen pikante.Ish-kryeministri Berisha u detyrua të mbante çantën e Jozefina Topallit. Nga ana tjetër, kryeminsitri Edi Rama u fotografua nga agjencia LSA duke futur USB-në në laptopin e tij. Nuk dihet se çfarë po merrte kryeministri nga USB-ja.Ministri i ri i Financave duket paksa i shqetësuar. Paradhësi i tij ka zënë vendin në ulëset e deputetëve, teksa bisedon me Arta Daden. /Ora News/


