Policia turke vret dy gratë që qëlluan me armë në rajonin e policisë

Policia turke ka qëlluar për vdekje dy gra, të cilat sulmuan më herët rajonin e policisë së Stambollit me granata dhe armë zjarri. Autoritetet njoftuan se e patën të pamundur që t'i neutralizonin gratë si pasojë e rezistencës së tyre të armatosur.Gjithashtu, burime zyrtare konfirmuan se nga sulmi i grave nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëmtime të një sërë objektesh që ndodheshin pranë vendit të ngjarjesPas sulmit, agresoret u futën në një apartement, ndërkohë që policët nisën operacionin për kapjen e tyre.Pas hasjes në kundërshtim me armë zjarri, policia u detyrua që të qëllonte për vdekje dy gratë. Autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar për të zbardhur motivet e ngjarjes.Gazeta turke “Hyrriet” shkruan se dy femrat ishin pjesë e një organizate të jashtëligjshme./Ora News/