Kuvendi fut në rend dite zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. PD mbledh deputetët

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka future në rendin e ditës së seancës së sotme projektvendimin për ligjin e dekriminalizimit.Meta e hodhi në votim dhe të gjithë deputetët votuan pro futjes në rend dite. Ndërsa punimet e Kuvendit u ndërprenë për një orë, me kërkesë të Edi Palokës pasi PD do të zhvillonte mbledhjen e grupit.Meta: Përpara se të kalojmë në respektimin kërkesës së Palokës për mbledhjen e grupit parlamentar të PD, besoj se jemi të gjithë dakord në rendin e ditës të seancës së sotme pr/vendimit për zbatimin e ligjit për integritetin sepse skemi seancë tjetër.