Tentoi të kalonte kufirin me 21 kg kanabis në makinë, arrestohet në port 44-vjeçari
Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka arrestar një 44 vjeçar nga Vlora pasi u kap me 21 kg kanabis në makinën e tij, teksa po tenton të kalonte kufirin, duke goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës."Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 02.03.2016, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Saimir Dervishi 44 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi Më datë 02.03.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, vijën e dytë, në mjetin tip Citroen me targa AA 384 MZ, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 21 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva", sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.