Rama e Tahiri: Raporti i DASH për drogën vlerësim, Noka: E turpshme
Raporti i përvitshëm i DASH për luftën kundër lëndëve narkotike, thekson se vendi ynë vijon të mbetet një prodhues kryesor i marijuanës, si dhe një rrugë tranziti mjaft e përdorur për kokainën dhe heroinën e cila ka si destinacion përfundimtar tregjet europiane. Megjithatë DASH vlerëson se autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend.Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama, raporti i fundit i DASH është një vlerësim i hapur për punën e qeverisë në luftën kundër drogës si dhe një inkurajim për të ecur më tutje.Tahiri: DASH vlerëson përpjekjet e qeverisë dhe citoj atë që thotë raporti perkushtimi maksimal nga lidershipi politik dhe policor per te luftuar drogen . Cilësohet edhe si një nga vendet e origjinës së trafikut të marijuanës?Tahiri: Nuk ka vend në botë që nuk është.Edi Rama: Raporti me pozitiv i Departamentit te Shtetit ne 25 vjet per arritjet e vendit kunder droges! Inkurajim per me tutje ne drejtimin e duhur.Ndryshe e lexon këtë raport, ish ministri i brendshëm Flamur Noku. Deputeti demokrat tha se ky raport i DASH është një kthim pas, duke theksuar atë që nënvijëzohet edhe në raport, se Shqipëria mbetet një pikë tranziti.Noka: Ky raport konfirmon atë që ne shohimq ë Shqiptarët dhe Shqipëria qeveriset nga trafikantët. Nuk mund të ndodhë ndryshe kur në parlament kemi banditë dhe trafikantë. Nuk mund të ndodhë ndryshe kur bandat e Habilajve dhe Shullazit e kanë kthyer Shqipërinë në plantacione droge dhe në korridorin kryesor të drogave të forta. Në vend që të futej skutave sot dhe të fshihej nga turpi për këtë damkë që mori vendi jonë, ai del me paturpërsi bashkë me kryeministrin dhe mburen me një turp, me një damkë që iu vendit tonë sot.Shqipëria vijon të marrë ndihmë nga shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Europian, për të zhvilluar kapacitetet e saj në luftën kundër-drogës. ShBA ka asistuar në dhënien e ndihmës për menaxhimin e kufinjve tokësorë dhe detare.Byroja e HetimitMinistri i Brendshëm u pyet edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, duke preferuar që të mos jepte një përgjigje për çështjen.Tahiri: Debatet lidhur se nga kush varet një strukturë janë debate që mund të intrigojnë publikun apo më shumë akoma ata që bëjnë komente në botën e medias dhe kjo është normale, por debati që vlen për mua është efiçenca dhe rezultatet e qëndrueshme në luftën kundër krimit dhe luftën kundër korropsionit dhe DASH spot dha një konfirmim për sukseset e arritura fal lidershpit politikë të policisë së shtetit.Tahiri foli edhe për krizën e emigrantëve, i cili tha se vendi ynë është përgatitur, por për një problem europian duhet zgjidhje europiane.Tahiri: Ne jemi përgatitur për të gjitha dhe besojmë që asnjë vend i vetëm nuk ja del dot që është sa humanitare ashtu edhe krizë reale e marrëdhënieve të vendeve tona me njerëz që ikin nga vendet e luftës. Duhet bashkëpunim. Nuk ka vend për asnjë lloj alarmi ne jemi të përgatitur dhe ne besojmë që për një problem europian duhet një zgjidhje europiane./Oranews.tv/