Aksioni kundër çokollatave“Mars”, ‘Snickers” dhe “Milky Way”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siç deklaroi pak ditë më parë në lidhje me çështjen e çokollatave “Mars”, ‘Snickers” dhe “Milky Way”, vazhdon punën për inspektimin e të gjitha tregjeve, pikave të tregëtimit apo supermarketeve në të gjithë vendin, me qëllim evidentimin e rasteve të pranisë së këtyre produkteve me origjinë nga Holanda.Megjithë numrin e madh të inspektimeve në vetëm 48 orë, prania e këtyre produkteve ka qenë në numër të vogël dhe në të gjitha rastet janë marrë masat e nevojshme për heqjen e tyre nga tregu e kthimin në destinacion.Bazuar në Urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Isuf SHEHU, të datës 25.02.2016 “Për kryerjen e monitorimit në të gjitha njësitë e tregtimit (markete, supermarketet, pika tregtimi etj) nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU-së”, në datat 25 dhe 26.02.2016 u kryen monitorime me objekt verifikimin, bllokimin dhe ndërprerjen e menjëhershme të tregtimit të produktit ushqimor Çokollatë (Snikers, Mars dhe Milk Way) me origjinë nga Holanda dhe datë skadence nga data 19.06.2016 deri më 08.01.2017, si dhe dërgimit të tyre në distributorin shpërndarës brenda një afati dyditor.Nga informacionet e dërguara nga DRAKU-të rezulton se jane kryer gjithsej 861 monitorime, të ndara në qarqe, si më poshtë:
- Në Qarkun Lezhë, janë kryer 102 monitorime
- Në Qarkun Shkodër, janë kryer 60 monitorime
- Në Qarkun Berat, janë kryer 23 monitorime
- Në Qarkun Korçë, janë kryer 35 monitorime
- Në Qarkun Elbasan, janë kryer 300 monitorime
- Në Qarkun Kukës, janë kryer 27 monitorime
- Në Qarkun Vlorë, janë kryer 80 monitorime
- Në Qarkun Dibër, janë kryer 34 monitorime
- Në Qarkun Fier, janë kryer 7 monitorime