Vetëvendosje rrëzon kamionët me produkte serbe

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur në mënyrën e vet Serbisë, e cila nuk lejon librat në Gjuhën Shqipe në Luginën e Preshevës.Aktivistë të Lëvizjes kanë përmbysur një kamion me produkte ushqimore nga Serbia si përgjigje ndaj vendimit të Serbisë për të mos lejuar 103.000 libra shqip.“16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e "Zajednicës". Këto aksione të Republikës së Serbisë nuk gjejnë përgjigje reciproke nga Republika e Kosovës, udhëheqja e korruptuar e të cilës e ka çuar Kosovën në përulje”, thekson Vetëvendosje në deklaratën e saj.Ajo paralajmëron se aktivistët e saj do të vazhdojnë aksione të tilla deri sa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës. “Pabarazia dhe nënshtrimi janë të papranueshme. Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t'i pranojmë prodhimet e tyre”, thuhet më tej./Ora News/kamion kamioni