Halimi: Rama i trembet ngritjes së Byrosë, po provokon një krizë politike
Deputeti demokrat Eduard Halimi deklaroi në Ora News se kryeministri Edi Rama po provokon krizë politike në vend për të bllokuar reformën në drejtësi.Halimi: Rama po provokon një krizë politike…Halimi tha se Rama po e bën këtë pasi i trembet ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas sygjerimit të Komisionit të Venecias, që sipas opozitës rrëzoi tentativën për të kapur drejtësinë.Halimi: Kjo që po bën është vetëm e vetëm për të bllokar zbatimin e Venecias 2. Kjo tregon se Edi Rama i trembet Byrosë së Hetimit. Byronë e Hetimit ai e donte po ta kishte nën Saimir Tahirin, tani që nuk e ka nën Saimir Tahirin, tani që banditët e vetë, ata që marrin tendera nuk duhet të shkojnë te Saimiri, po duhet të shkojnë tek Prokurori i Përgjithshëm. Tani thotë nuk e dua.Halimi paralajmëroi se opozita do të përshkallëzojë qëndrimin e saj duke përdorur çdo mjet demokratik për të arritur dekriminalizimin e Kuvendit.Halimi: Përshkallëzim do të thotë çdo mjet demokratik për të bërë të mundur dekriminalizimin e Parlamentit të Shqipërisë. Do të ketë përshkallëzim në mënyrë të jashtëzakonshme. Ky është një vendim që nuk i përket vetëm grupit parlamentar, është një vendim që do ti përkasë të gjitha institucioneve që kanë të bëjnë me PD, Këshillin Kombëtar, Kryesinë e me radhë që do të jetë në ditët në vijim.Halimi theksoi se opinioni final i Komisionit të Venecias përcaktoi konsensusin politik për një reformë efektive në drejtësi./Oranews.tv/