"Dekriminalizimi" ngec tek formulari i vetëdeklarimit, PD: S'ka parlament pa marrëveshje

Ditë e nxehtë në politikë Kuvendi përfshin në rend të ditës së seancës së sotme aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit të politikës, i cili duhet të nisë nga zbatimi i plotë më 6 mars, ndërkohë ngërçi është formulari i vetëdeklarimit.Opozita këmbëngul për të mos nisur seancën parlamentare pa arritur një marrëveshje në këtë pikë. Ish kryeministri Sali Berisha duke e quajtur vendimtare dekusarizimin e Kuvendit deklaroi se PD ka lënë opsione edhe më të rënda se bojkoti.Kanë qenë të shpeshta daljet publike të deputetëve demokratë të cilët bëjnë publike pozicionin e opozitës.Ora News ju sjell zhvillimet hap pas hapi.Ora 13: 02 Edi Paloka: Vijojnë negociatat, formulari i vetëdeklarimit i gatshëm nga FBI Negociatat mes PD dhe PS për aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit vijojnë ende. Kreu i grupit parlamentar i PD, Edi Paloka tha se formlari i vetëdeklarimit eshte i gatshëm nga FBI."Jemi ende në negociata.  Në momentin e parë kur të informohemi për mbylljen e negociatave do të kthehemi në Parlament" Ora 12: 10 Berisha jashte Kuvendit : PD ka lënë të hapur opsione dhe më të rënda se bojktoti. Dekusarizimi vendimtaOra 11:40  Futet ne rend te dites "aktet e dekrimianlizimi" Kuvendi përfshin në rend të ditës së seancës së sotme diskutimet për ligjin e dekriminalizimit të politikës, i cili duhet të nisë nga zbatimi i plotë më 6 mars.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në hapje të seancës bëri të ditur kërkesën e grupit parlamentar të PS-së për të përfshirë në rend dite projektvendimin për miratimin e akteve nënligjore, që i hapin rrugën zbatimit të ligjit në fjalë.  Pas hedhjes në votim, kërkesa e maxhorancës mori dhe konsensusin e opozitës.Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, në nisje të seancës i kërkoi kryeparlamentarit Meta që të ndërpresë punimet derisa të mbyllen negociatat mes palëve për aktet nënligjore, ku për disa prej tyre nuk është arritur ende konsensusi, edhe pas mbledhjes disaorëshe të mërkurën në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores.Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka futur në rendin e ditës së seancës së sotme projektvendimin për ligjin e dekriminalizimit.Meta e hodhi në votim dhe të gjithë deputetët votuan pro futjes në rend dite. Ndërsa punimet e Kuvendit u ndërprenë për një orë, me kërkesë të Edi Palokës pasi PD do të zhvillonte mbledhjen e grupit.Meta: Përpara se të kalojmë në respektimin kërkesës së Palokës për mbledhjen e grupit parlamentar të PD, besoj se jemi të gjithë dakord në rendin e ditës të seancës së sotme pr/vendimit për zbatimin e ligjit për integritetin sepse skemi seancë tjetër.Ora 11: 30 PD: Të ndërpritet seanca deri në arritjen e marrëveshjesKuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancën e radhës plenare e cila nisi rreth ores 11:15.Partia Demokratike kërkon ndërprerjen e punimeve të parlamentit deri në arritjen e marrëveshjes për formularizimin. Nga ana e PS-së kërkohet që puna të vijojë me cështjet e tjera me qëllim që të mos ketë vonesë në reailizimin e datës 6 mars që është data që ligji hyn në fuqiEdi Paloka: Parlamenti të presë të mos vazhdojë punimet derisa të arrihet marrëveshja. Marrëdhënia jonë me këtë sallë lidhet me ligjin e dekriminalizimit.  Sa pritëm një javë të presim dhe disa orë"Gramoz Ruçi: Komisioni i Mandateve të vazhdojë, pikësynimi të arrihet që sot, ne si parlament të mos bëhemi pengesë për afatin 6 mars. Nuk kemi synim të jemi pengesë të saj.Ora 10: 55 Halimi: Rama kerkon te krijoje krize politikeDeputeti Eduard Halimi paralajmëroi një bllokim të seancës. Në një prononcim për median në oborrin e kuvendit, deputeti akuzoi Ramën se "ka skenar për të krijuar një krizë politike tani që ka ardhur drafti i Komisionit të Venecias ku është thënë qartë se Byroja e hetimit nuk mund të jetë ajo e Rilindjes""Rama kërkon të krijojë krizë politike për të zhbërë reformën në drejtësi. Janë diskutuar të gjitha opsionet e përshkallëzimit dhe përballjes" LSI: Acarimi i panevojshëm, PD: Po synojnë të zvarrisin ligjin Byroja e hetimitPjesë e kësaj reforme është edhe ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të cilët është miratuar një draft nga mazhoranca. Draft është kundërshtuar nga Komisioni i Venecias në lidhje me varësinë e strukturës në fjalë.Gjithsesi, në axhendën e diskutimeve të Kuvendit është parashikuar miratimi i ligjit “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”; të disa ndryshimeve në ligjin “Për ndihmën shtetërore”; të ndryshimeve në ligjin “Për mediat”; si dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve, si ajo me Gjermaninë ‘Për mbrojtjen shoqërore’; me Brazilin ‘Për shërbimet ajrore’ dhe me palën zvicerane ‘Për shmangien e taksimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin’, etj./Ora News/