Në SHBA grabitet edhe dyqani i armëve

Një dyqan armësh u grabit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E pra, grabitësit me sa duket nuk njohin rreziqet.Të paktën 10 persona hynë në dyqan, duke marrë prej andej dhjetëra armë dhe duke krijuar rrëmujë.Ngjarja u regjistruar në jug të qytezës amerikan të Wilcrest, ndërsa grabitja zgjati vetëm dy minuta.Kur erdhi pronari në mëngjes, një faqe muri me armë ishte bosh. Pronari tha se grabitësit në zonë janë në rritje. Grabitja është regjistruar nga kamerat e sigurisë çka mund të japin detaje për autorët./Ora News/