Vala e emigrantëve ‘përplaset’ brenda Greqisë

Greqia po kthehet nga vend transit në vend pritjeje për emigrantët.Tashmë kur Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një ndihmë humanitare prej 700 milionë eurosh dhe kur kufijtë në Evropë janë të bllokuar, refugjatët do të duhet të qëndrojnë në Greqi.Në pikën kufitare Idomeni në kufi me Maqedoninë, kalimet janë të pakta. Pala maqedonase lejon kalimi të vetëm të dhjetëra personave, ndërsa në kufi janë dyndur mbi 7 mijë emigrantë.Ministri grek i Politikave të Migracionit Janis Mouzalas, deklaron se ka pak shpresa se emigrantët mund të kalojnë me shpejtësi drejt vendeve të tjera të BE-së dhe se kjo do të sjellë përqëndrimin e tyre në Greqi.Ai tha se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe për të paktën dy ose tre vitet e ardhshme. Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me kryetarët e autoriteteve lokale për të diskutuar për menaxhimin e krizës së emigrantëve.Në Greqi, aktualisht kanë mbërritur 26 mijë persona dhe se ky numër do të vazhdojë të rritet.Ministri tha se qeveria greke aktualisht është në kërkim për strehim të përkohshëm për të sapoardhurit. "Në fazën e ardhshme, ne do të punojmë për të akomoduar ata që kanë nevojë dhe për të riatdhesuar pjesën tjetër”, theksoi ai./Ora News/