Fier, ndalohen dy punëtore duke prerë pisha, firma: Po pastronin rrugën

Dy punëtorë të një firme mirëmbajtëse të segmentit Fier-Seman janë ndaluar nga Inspektoriati i Medisit duke prerë dru pishe në pyllin e Semanit. Menjeherë pas ndalimit dhe gjobës 5 milionë lekë ka reaguar kompania mirëmbajtëse që ka shpjeguar se punëtorët po bënin detyrën duke pastruar rrugën nga pishat e rëna.Fier-Inspektoriati i Mjedisit Fier, në kuadër të moratoriumit për ndalimin e prerjes së pyjeve, ndaloi dy persona teksa prisnin pishë të egër dhe sekuestruan 1.5 metër kub lëndë drusore gjatë një aksioni në pyllin e Semanit.Sipas inspektorit Anesti Qirici, masa ndaj shkelësve parashikohet tek moratoriumi i pyjeve.“Në flagrancë u dënuan me 5 milionë lekë të reja dhe gjithashtu u bë sekuestrimi i një sasie prej 1.5 metra kub lëndë pishë e egër si edhe motorsharra”.Ndërkohë dy personat që u kapën duke prerë pisha, kanë deklaruar se janë përfaqësues të firmës që mirëmban rrugët. I kontaktuar kreu i kompanisë, Bujar Hoxha thotë se punonjësit kanë prerë pishat e rëna si pasojë e motit të keq, pasi kishin bllokuar rrugën.“Punëtorët ishin duke punuar sepse nga era e fortë që ra mbrëmë kishin rënë disa pemë. Filluan ta prisnin atë pemën për të liruar rrugën”.Pas futjes në fuqi të moratoriumit të pyjeve, masat penalizuese për shkelësit variojnë deri në 5 milionë lekë.