7 kg drogë në banesë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Mogliano
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2016, 15:03
Një shqiptar përfundoi në pranga gjatë një operacioni antidrogë të Guardia di Financa në Itali.Policia ka sekuestruar 7 kg drogë të llojit marijuanë dhe një sasi prej 70 gr kokainë.Shqiptari e kishte fshehur lëndën narkotike në banesën e tij, ndërsa e shpërndante atë në Mogliano. Hetimet nisën gjatë monitorimit në zonën në fjalë.Shqiptari i arrestuar është 36-vjeç me iniciale F.G. që jetonte në një apartament në Benetton.Nga hetimet rezulton se vlera e lëndës narkotike ishte 100 mijë euro nëse do të shpërndahej në tregun me pakicë./Ora News/