Manjani: Gati të nis procedurat e shkarkimit për çdo gjyqtar në listën e ambasadës amerikane
Ministri i Drejtesisë, Ylli Manjani, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ambasadorit amerikan Donald Lu për disa gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilëve tha se do tu refuzohet ose anulohet viza për të hyre në SHBA. Kreu i drejtësisë ka bërë me dije se do të kryejë të gjitha proçedurat për të sigurar listën nga Ambasada dhe do të inicojë proçedime deri në shkarkim nga detyra për gjyqtarët apo dhe prokurorët e korruptuar.Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ishte zyrtari i parë që ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ambasadorit amerikan Donald Lu për refuzimin e vizave të gjyqtarëve të korruptuar.Manjani tha se si Ministër i Drejtësisë është i gatshëm të nisë procedimin për shkarkimin nga detyra për cilindo gjyqtar apo prokuror i akuzuar për korrupsion.Manjani: Si ministër i Drejtësisë më duhet të them që jam i gatshëm të çel që tani procedurat e shkarkimit për cilindo gjyqtar, apo sugjeroj shkarkimin e cilido prokurori, i cili gjendet në listën e kësaj natyre, sigurisht duke bërë edhe verifikimet e nevojshme. Në këtë çast që po flasim unë falenderoj përzemërisht ambasadën amerikane, SHBA dhe të gjitha vendet partnere dhe e konsideroj fat që kemi këtë mbështetje kaq të madhe ndërkombëtare.I pyetur në lidhje me listën për të cilën bëhet fjalë, kreu i Drejtësisë tha se nuk ka ende informacion, por do të nisë procedurat që Ambasada t’ia vërë në dispozicion.Manjani: Të gjitha veprimet që i lejon ligji janë të mundshme. Unë nuk mund t’i them të gjitha dot sot, sepse po ti kisha bërë dot sot, i bëjmë bashkë sot këtu. Më lejoni që të çelen procedurat, sepse ka një Këshill të Lartë Drejtësie ende në detyrë sikurse edhe një Këshill Prokurorie dhe Gjykatë të Lartë që është në detyrë. Nga kjo pikëpamje jam gati që t’i ushtroj të gjitha instrumentat ligjore që kam sot në dorë si Ministër i Drejtësisë për të qenë në këtë kontribut.Një ditë me parë Ambasadori amerikan, Donald Lu, gjatë një videokonference deklaroi se Ambasada amerikane ka një listë me gjyqtarë të korruptuar, të cilëve tha se do tu refuzojë dhe pezullojë vizat amerikane.Edhe Zaganjori mbështet veprimin e ambasadësEdhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori ka mbështetur veprimin e Ambasadës Amerikane për për mos lejimin e futjes në Amerikë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.Zaganjori: Jam njohur nëpërmjet shtypit dhe i jap plotësisht të drejtë. Nëse kanë të dhëna është një masë që merret ndaj gjyqtarëve që kanë bindjen që janë të korruptuar ose kanë probleme të tjera dhe nuk i japing vizën. Problemi në duket i thjeshtë dhe i drejtë.Keni një listë të ambasadorit amerikan?Zaganjori: Jo nuk kemi, për herë të parë lidhr me problemin jam njohur sot.A do t’i kërkoni ju një listë?Zaganjori: Ne jemi në kontakte, sigurisht...https://www.youtube.com/watch?v=uOMaM1vFc8E