Banorët e Nënshkodrës kërkojnë dëmshpërblimin për përmbytjet, Prefekti: Jua zeroi Berisha

Prefekti i qarkut Shkoder Paulin Radovani i cilëson të ligjshme protestat e banorëve të Nënshkodrës, por kërkon të mos politizohen.Radovani shpjegon se janë 3 lista për dëmet e përmbytjeve dhe në 2011-en proçesverbalet janë shumëzuar me zero.  Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkoder: Vetë qeveria e asaj kohe nuk I ka njohur këto dëme I ka shumëzuar me zero. Për 260 bizneset e prekura nga përmbytjet dhe 5942 banesat në vitin 2011, deri më sot nuk ka asnjë VKM për to shton Radovani, duke ja kërkuar këtë përgjigje qeverisë së kaluar. Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkoder: Është e vërtetë që askush prej nesh nuk merret me këtë punë. Pse qeveria në 2011 I shumëzoi me zero? Zero janë ja ku i keni  Të premten banorët e zonave të prekura nga përmbytjet kanë lajmëruar protestën e radhës përpara godinës së prefekturës dhe këshillit të qarkut./Oranews.tv/