Beqaj: Mushkonjat nuk zhduken, ndërhyrje në zonat urbane

Ministria e Shëndetësisë vuri në dispozicion 1.6 miliardë lekë për të kryer dezinfektimin për një periudhë 2 vjeçare në zonat lagunore. Lufta kundër mushkonjave nuk është një mision plotësisht i mundur por autoritetet shëndetësore raportuan në komisionin e Shëndetësisë se ka një situatë më të përmirësuar ndaj insekteve kryesisht të mushkonjave që transmetojnë sëmundje infektive.Beqaj: Do të vazhdojmë edhe këtë vit, edhe vitin e ardhshëm që të hyjmë edhe në zonat urbane. Edhe mënyrën e prokurimit po e bëjmë me marrëveshjen kuadër që ta kemi të gatshëm operatorit që sapo të kalojë periudha e lagështisë të mund të veprojë.Ka një shtim të sëmundjeve infektive që sot kërcojnë botën si Ebola dhe në Shqipëri pas 2 dekadave është rikthyer turbekulozit. Pyetja që u shtrohet në këtë rast është: a ka Shqipëria kapacitet spitale, vaksina dhe burime njerëzore për të përballuar epidemi të mundshme?Beqaj: Nuk do t’i çojmë në QSTU. Ne kemi përcaktuar territore ku shkojmë me njësi mobile ku trajtojmë në mënyrë të hermetizuar ata që janë të prekur nga kjo sëmundje.Deputeti i LSI solli një tjetër qasje në këtë problematike, përqendrimin e investimeve në institutin e shëndetit publik që përbehet nga profesionit të shëndeti.Vasili: Politika po të shkonte të vriste mendjen më shumë për Institutin e Shëndetit Publik dhe të mos merrej nga dreka në darkë me QSU do kuptonim se po bëjmë një shëndetësi solide dhe që ecën përpara.Projektligji për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve e sëmundjeve infektive u miratua me votat e mazhorancës pas bojkoti të opozitës prej me shumë se 1 jave.