Mogherini: Bëni reformën në drejtësi. Sillni Shqipërinë në BE, e keni detyrim!
Përmes një fjalimi disa minutësh nga foltorja e Kuvendit, Shefja e larte e politikës se jashtme te Bashkimit Europian, Frederica Mogherini përcolli mesazhe shumë të qarta për deputetët shqiptarë: Ata duhet të miratojnë reformën në drejtësi dhe të çlirohen nga e kaluara për të punuar për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE-së, një obligim që i detyrohen jo vetëm shqiptarëve që i kanë votuar por dhe vetë Europës.Mogherini: "Ne e dimë që duhet reformë e thellë tërësore dhe gjyqësore. Nuk duhet të harrojmë se përse është kjo reforma në gjyqësor. Kjo refomë do hapë rrugën për rekomandim nga KE për të nisur negociatat që vendet anëtarë të marrin një vendim për këtë cështjen. Duke u bazuar tek Venecia bëni gjënë e duhur miratoni atë. Bëni reformën në drejtësiSugjerimi i Mogherinit për deputetët është ky: Çlirohuni nga ajo pjesë e së shkuarës e cila bllokon të ardhmen tuaj. Çojeni këtë vend përpara. Sillni Shqipërinë në BE këtë detyrim ia keni Shqipërisë. Më lejoni tju them se kështu i detyroheni të gjithë Europës.Meta: Vendi ynë do dijë t'i përgjigjet besimit të vendeve anëtare të BEMeta: Znj. Mogherini ka qenë gjithmonë një avokate e spikatur e Integrimit Europian të Shqipërisë dhe të rajonit tonë.Më lejoni që në emrin tuaj dhe të këtij kuvendi të shpreh mirënjohjen tonë të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria gëzon nga të gjithë strukturat e BE dhe ta siguroj Znj.Mogherini se vendi ynë do dijë t'i përgjigjet besimit të vendeve anëtare të BE në mënyrë që ta meritojë çeljen e negociatave dhe antarësimin e tij në momentin e duhur.Gjatë takimit që kemi patur me Znj.Mogherini kemi shprehur vullnetin për të reflektuar pa vonesa përmes një procesi konsensual opinionin e Komisionit të Venecias me qëllim që qytetarët shqiptarët të kenë besim te drejtësia e cila është reforma kyçe për të thelluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të forcuar shtetin ligjor por edhe për të krijuar një klimë më të mirë për biznesin me qëllim rritjen e mëtejshme të ekonomisë sonë.Jam i bindur se shpreh mirënjohjen e përbashkët e të gjithë forcave politike në këtë parlament por edhe të ftuarve që na kanë nderuar për këtë vizitë të përfaqësueses së lartë të BE për politikën e jashtme dhe sigurinë dhe kam nderin të ftoj Znj.Mogherini të mbajë një fjalë përshëndetëse në këtë séance plenare. 
Pas takimit me Metën Ka mbërritur në Tiranë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Federika Mogherini.Axhendën e takimeve zyrtarja e lartë e BE e ka nisur me një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.Pas diskutimeve me Metën, Mogherini ka mbërritur sallën e Parlamentit ku pritet të mbajë dhe fjalën e saj para deputetëve shqiptarë.Pas fjalimit në Kuvend, Mogherini do të vijojë axhendën e takimeve në Kryeministri, ku do të ketë një takim me Ramën në orën 19:40.Ndërkohë në 20:10, Mogherini do të firmosë ne emër të Bashkimit Europian marrëveshjen e sigurisë me qeverinë shqiptare.Gjatë qëndrimit në Tiranë zyrtarja e lartë e BE do të ketë takime dhe me Presidentin Nishani dhe Ministrin Bushati, ndërsa të premten në 07:00 do të zhvillojë një mëngjes me pune me kryeopozitarin Basha, e cila shënon dhe takimin përmbyllës të saj.[caption id="attachment_691060" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Mogherini me Meten brenda Kryesise se Kuvendit[/caption][caption id="attachment_691054" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Mogherini mbërrin në Kryesinë e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_691050" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Mogherini mbërrin në Kryesinë e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_691049" align="alignnone" width="640"]
Mogherini gjatë shtrëngimit të duarve me Metën[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=KjLeOx6NKaA